“Gati për 15 ditë”, Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat
Zëvendëskryeministrja dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të hënë kantierin e rrugës Orikum-Dukat.
Balluku tha se rruga është 2 km e fundit të tapetit të asfaltit dhe pritet të përfundojë brenda 15 ditësh.
Ministrja u shpreh se sfida për këtë sezon veror është mbarimi i tunelit të Llogarasë brenda datës 30 qershor, ashtu siç është premtuar.
“Rruga Orikum – Dukat ka një gjatësi prej 14.75 kilometrash, fillon në portin e Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës ku është dhe lidhja me tunelin e Llogarasë. Është rrugë e kategorisë C2, me një gjerësi 3.5 metra për çdo drejtim kalimi. Ky projekt është i gjithi i trajtuar si në mbrojtjen e shpateve, pjesën hidraulike të tij dhe të gjithë veprat e artit të nevojshme”, tha Gjyli.
Ministrja Balluku e cilësoi si të rëndësishme përfundimi e këtij aksi, i cili lidhet me tunelin e Llogarasë, një tjetër vepër e cila parashikohet të jetë e aksesueshme për drejtuesit e mjeteve në fund të muajit qershor. Me përfundimin e këtij aksi, tha Balluku lehtësohet ndjeshëm qarkullimi rrugor në këtë zonë, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.
“Për dy javë e dorëzojmë përfundimisht dhe më pas përqendrojmë të gjitha forcat në tunelin e Llogarasë dhe në aksin e Thumanë-Kasharit që unë mendoj që është ajo që presin më shumë këtë vit shqiptarët, por dhe vizitorët e huaj, pasi trafiku me të vërtetë ka qenë i rënduar vitet e fundit edhe për shkak të numrit të shumtë të avionëve që vijnë në Rinas, por edhe për lëvizjen që ndodh mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, nënvizoi Balluku.
Aksi rrugor lidh bypass-in e Vlorës dhe portin e Jahteve në Orikum me tunelin e Llogarasë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
- 08:33 Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt
- 08:25 Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)
- 08:25 E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)
- 08:21 Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë