Shitën të dhënat e 18 mijë personave që banonin në SHBA, SPAK arreston 3 persona

12 Dhjetor 2024 | 17:40

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zyra e FBI, BKH dhe agjenci të tjera, kanë goditur një nga rrjetet më të organizuara kriminale kibernetike, që sulmonte amerikanët duke u vjedhur të dhënat dhe më pas i shisnin te të tjerët me qëllime përfitimi apo hakerimi ekonomik.

Sipas informacioneve të SPAK janë mbi 300 mijë informacione të vjedhura dhe tregtuara që nga 2016.

Njëri nga administratorët, shtetasi kosovar Sh.S., sipas hetimeve të SPAK, kishte banim dhe lejeqëndrim në Shqipëri, teksa u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorit të çështjes.

Që prej shkurtit 2016, platforma kibernetike “Rydox” ka kryer mbi 7600 shitje të informacionit, që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare përfundoi me sukses operacionin “RYDOX”, duke goditur  një treg të paligjshëm kibernetik dhe arrestuar tre administratorët e tij.

Njëri nga administratorët, shtetasi kosovar Sh.S., i cili kishte banim dhe lejeqëndrim në Shqipëri, u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorit të çështjes.

Që prej shkurtit 2016, Rydox ka kryer mbi 7,600 shitje të informacionit që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura. Platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18,000 individësh, duke përfshirë informacione personale të vjedhura të identifikueshme si emrat, adresat dhe numrat e sigurimeve shoqërore, informacionin e kartave të kreditit dhe kredencialet e hyrjes të mijëra persona që banonin në Shtetet e Bashkuara.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK, FBI-së (Zyra në Pittsburgh), Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Shqipëri, Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Policisë Mbretërore të Malajzisë.

Hetimi është pjesë e Procedimit Penal nr.7 të vitit 2024, për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, sipas Kodit Penal të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026