Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria në grup me Serbinë dhe Anglinë
U hodh këtë të premte në selinë qëndrore të FIFA-s në Zyrih shorti për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026 ku Shqipëria ra në grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Shqipëria rigjen Serbinë duke rikthyer në kujtesë ndeshjen e tensionuar dhe të ndërprerë në Beograd pas fluturimit në stadium të dronit “Autochtonus”.
GRUPI K:
ANGLI
SERBI
SHQIPËRI
LETONI
ANDORRA
Ndërsa Kosova është pozicionuar në grupin B ku gjen përballjen me Zvicrën.
GRUPI B:
ZVICËR
SUEDI
SLLOVENI
KOSOVË

Shqipëria do të përballet me serbët duke rikthyer në kujtesë atë që ndodhi më 14 tetor të vitit 2014 ku në orën 21:27 u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej për kualifikueset e kampionatit Evropian France 2016.
E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42 ku nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.
Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.
Pas kësaj, topi u “harrua” dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbriten spektatorët serbë të cilët mësyn lojtarët shqiptarë.
Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë në fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 të mëngjesit u kthyen në Tiranë.
Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojnë në favor të Serbisë, derisa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.
Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik të këtij viti, 3 pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë.
Në ndërkohë ishte “zbuluar” edhe autori i dronit, Ismail Morina, Ballisti i cili bënte jetë të dyfishtë: Në famën e flamurit të tij e në dyshimin që ai të jetë vërtet autori i lansimit dhe i fshehjes e ruajtjes nga sigurimi serb nga i cili, thoshte ai, kërkohej për t’u vrarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta