FSHF prezanton Albanin, maskotën e Kombëtares shqiptare për EURO 2025 U-17

10 Dhjetor 2024 | 13:05

Federata e Futbollit mirëpret finalet e Kampionatit Europian të 17-veçarëve në vitin 2025, një event madhor që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me UEFA-n.

Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment me maskotën e saj, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë ndeshjeve të EURO 2025, një risi për këtë pjesëmarrje të veçantë.

Për të emërtuar maskotën e Kombëtares u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit, ku pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri Alban.

Albani, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026