Rey Manaj “kryqëzohet” në Turqi, dëmtoi “yllin” e Kombëtares turke
Rey Manaj ka dëmtuar “yllin” e Kombëtares turke dhe reagimet kanë qenë të shumta. Episodi i ndërhyrjes së shqiptarit ka qenë në rendin e ditës në Superligën turke.
Pas ndeshjes pati reagime të ashpra duke nisur me presidentin e Galatasarayt, ndërsa edhe federata turke e futbollit ka dalë në mbrojtje të futbollistit të kombëtares, i cili la ndeshjen me barrelë.
Federata e ka quajtur ‘jo sportive’ ndërhyrjen e Rey Manajt, ndërsa ka shtuar se ka nisur një hetim për të cilin do të kenë edhe ndëshkime.
Manaj me shumë mundësi s’do ia hedhë paq, ndërsa dënim mund të ketë edhe për arbitrin pasi kur të gjithë prisnin kartonin e kuq, pasi u konsultua me VAR, ai la në fuqi kartonin e verdhë.
Vetë futbollisti shqiptar ka kërkuar falje pas ndeshjes për ndërhyrjen, duke u shprehur se ‘nuk kishte qëllim të bënte atë ndërhyrje dhe aq më pak të dëmtonte Yilmazin’.
Ndërsa në Instagramin e sulmuesit shqiptar ka komentuar dhe një profil me gjeneralitetet e babait të futbollistit të lënduar ku shkruan se kërkon takim dhe me patjetër do ta takojë.
“Manaj do të doja të të shihja nga afër. Dua të takohemi. Do të takohemi me patjetër, shihemi.”, shkruan komentuesi me profilin nën e emrin e babait të Yilmaz.
Gazetarët e medias prestigjoze të Anadollit theksojnë se turku ka shmangur më të keqen e mundshme, një frakturë po përsëri gjendja është e rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City