FSHF mirëpret kampionatin e parë të futbollit të personave me aftësi të kufizuar

20 Nëntor 2024 | 17:07

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qendrën “Autizmi Flet B&B” do të organizojë turneun e parë kombëtar të futbollit të personave me aftësi të kufizuar. Ky aktivitet do të mbahet në “Shtëpinë e Futbollit”, në datën 21 nëntor, ora 11:00.

Në këtë event janë 5 ekipe nga 5 qytete, Tirana, Pogradeci, Shkodër, Fieri, Fushë-Kruja, me një numër pjesëmarrësish prej 90 personash. Në fund të turneut do të ndahen 3 kupa për ekipet fituese.

Ky event nënvizon rëndësinë që Federata e Futbollit i jep kauzave sociale, në kuadër të aplikimit të strategjisë sociale, e cila synon të përmirësojë jetën e komunitetit nëpërmjet futbollit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026