Shorti për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Kombëtarja njeh sot kundërshtarët
Kombëtarja Shqiptare do të njohë sot kundërshtarët për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, turne i cili do të organizohet në 16 qytete në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Zyrih në orën 12:00 ku të pranishëm nga FSHF do të jenë Armand Duka dhe tekniku Sylvinho me stafin e tij ndërsa Kombëtarja shqiptare është pjesë e vazos së tretë.
Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra.
Vazo 2: Suedia, Uellsi, Polonia, Rumania, Norvegjia, Çekia.
Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëra, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut. Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli.
Vazo 4: Luksemburgu, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.
Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026.
Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Nations League dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e NL do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.
Në total, 16 vende të UEFA-s do të kualifikohen për Kupën e Botës 2026. 12 fituesit e grupeve kualifikohen direkt në Kupën e Botës; katër vendet e mbetura përcaktohen nga play-off-et që përfshijnë 12 nënkampionët e grupeve.
Si funksionojnë play-off-et për Kupën e Botës 2026?
12 nënkampionët e grupeve do të marrin pjesë në play-off, së bashku me katër vendet e treta më të mira të Ligës së Kombeve UEFA 2024/25 që nuk e përfunduan fazën e tyre të grupeve të Kualifikimeve Evropiane në vendin e parë ose të dytë.
16 skuadrat që do të hyjnë në play-off do të tërhiqen në katër grupe play-off, me nga katër ekipe në secilën. Ndeshjet e play-off do të luhen në gjysmëfinale me një ndeshje të ndjekur nga finalet me një ndeshje brenda të njëjtës dritare ndërkombëtare në mars 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë