Inida Gjata për Parashqevi Simakun: Ishte studente e mamasë time, si e kujtoj

14 Dhjetor 2024 | 11:53

Artistja dhe këngëtarja Inida Gjata ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania. Ajo komentoi  mbi videon e cila ka qarkulluar këto ditë ku pretendohet se shtë artistja shqiptare Parashqevi Simaku, e cila merr ndihma për Krishtlindje në New York, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Është shumë e padrejtë nga ana e medias që të ngrejë veten duke shkelur mbi personazhe të ndryshme publikë gjë që nuk është hera e parë që ndodh. Për Parashqevin më prek edhe më shumë sepse kam patur mundësinë ta njoh dhe të jetë person i afërt i familjes time. E kam dashur shumë dhe e dua shumë. Jam e sigurtë që ajo po e vuan shumë këtë”, u shpreh Gjata.

Ajo vlerëson më së shumti raportin që Parashqevi kishte me të dhe familjen e saj.

“Nga fillimi i karrierës së saj derisa vendosi të ikë, mbaj mend se si ajo nisi audicionet ku babi im ishte regjisor i koncerteve të saj, dhe studente e mamasë sime, kisha një lidhje shumë të mirë me të por sa u përket të tjerëve, nëse do donin ta nderonin Parashqevin, mund të bënin dokumentar sepse ka bërë shumë gjëra për të treguar, ka sjellë shumë risi edhe në një kohë të vështirë të viteve 80’. Ishte e vështirë të bëhej dikush ajo që Parashqevi Simaku u bë në atë kohë.

Inida Gjata u ndal gjithashtu në rolin e media ku sipas saj, po shkatërrohet opinioni publik me lajme të rreme.

“Mos shkatërroni opinionin publik. Unë e di shumë mirë si funksinon sepse e kam provuar vetë derisa u shkëputa publikisht. Por duhet thënë se nga ana tjetër ka edhe media profesionale që dinë të ruajnë etikën”, tha Gjata

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025