Kokainë në lëkurët e kafshëve, Aldi Zonja ankimon masën e sigurisë

14 Dhjetor 2024 | 11:54

Aldi Zonja, një nga personat e arrestuar në kuadër të grupit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë më 18 nëntor të këtij viti.

Përmes mbrojtjes ligjore, 37-vjeçari kërkon revokimin e masës shtrënguese në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Zonja ishte mes 10 personave të arrestuar në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar më 15 nëntor, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Të gjithë të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë rrjet dhe kanë kundërshtuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Nga ky operacion ranë në pranga Aldi Zonja, Geis Fejsullai, Klajd Birçe, Artion Caushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, si dhe tre shtetas të huaj, dy nga Venezuela dhe një nga Kolumbia.

Për lëkurat e kafshëve në Republikën Dominikane, Prokuroria e Posaçme ka evidentuar se janë paguar 40 mijë dollarë amerikanë, ndërsa është dokumentuar udhëtimi dhe qëndrimi në këtë shtet i Aldi Zonjës. Nga vëzhgimi disa mujor në terren, SPAK ka ngritur dyshime se ky grup mund të ketë ndihmuar edhe grupe të tjera për të ekstraktuar kokainë në zona të tjera të vendit, në laboratorë të improvizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026