SHBA dhe BE apel shqiptarëve që procesi zgjedhor i 25 prillit të jetë i qetë

5 Shkurt 2021 | 20:00

Pas takimit që zhvilluan me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ambasadorët e SHBA dhe BE në Shqipëri folën para gazetarëve, ku bën apel që procesi zgjedhor i 25 prillit të jetë paqësor.

Ambasadori Luigi Soreca theksoi se Bashkimi Evropian po ndjek me seriozitet procesin zgjedhor, duke marrë parasysh faktin se Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

“Pikërisht komisionari na tregoi situatën deri më tani për të gjitha përgatitje, po ashtu na foli për identifikim biometrik dhe numërimin elektronik, gjërat tashmë janë pothuajse gati. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe BE po ju ndjek nga afër, gjithçka që po ndodh në Tiranë, por edhe në 60 bashkitë e Shqipërisë. Shqipëria është vend kandidat dhe ne jemi duke marrë në konsideratë lancimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha ai.

Gjatë fjalës së saj, kryediplomatja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dënoi ngjarjen e djeshme në Elbasan, ndërsa u bëri thirrje organeve ligjzabtuse të ndëshkojnë shkelësit e rregullave zgjedhore.

“Thirrja jonë është për vetëpërmbajtje dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën konfliktuale. E rëndësishme që të jetë një proces zgjedhor paqësor. Jemi të shqetësuar nga lajmi i asaj që ka ndodhur dje. Është e rëndësishme që shkelësit të ndëshkohen pa përjashtim, nuk ka ndonjë trajtim të veçantë për askënd, sepse askush nuk është mbi ligjin. Zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen dhe nuk kanë lidhje me të shkuarën.  Është përgjegjësi e udhëheqësve të bëjnë thirrje për qetësi për të siguruar qetësi dhe të mos ketë nxitje asgjë tjetër…që nuk ka lidhje me qetësinë. Ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju”, tha jo.

Ambasadorja e SHBA përgëzoi po ashtu kryeministrin, Edi Rama dhe liderin e Partisë Demokratike Luzim Basha, të cilët sipas saj kanë apeluar për qetësi dhe kanë dënuar aktet e dhunës.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, theksoi se institucioni që ai drejton është dhe do vijojë të jetë në mbrojtje të interesit qytetar.

“Trajtuam të gjitha aspektet përgatitore të këtij procesi për të parë qartësisht cilësinë e përgatitjeve dhe për të konfirmuar nga ana ime se çfarë ka bërë KQZ për këtë proces, që shkon e gjitha në interes të qytetarëve shqiptarë”,  theksoi  ai.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026