Erdogan: Turqia do mbështesë popullin sirian në rindërtimin e vendit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën, pasi Turqia rihapi ambasadën e saj në Siri pas 12 vjetësh, se do të mbështesë popullin sirian në rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit.
Ai tha në kongresin provincial të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim se populli sirian arriti një fitore madhështore duke përmbysur regjimin e Bashar al-Asad, raporton Anadolia.
Erdogan kujtoi se 13 vjet më parë, Turqia lejoi hyrjen e emigrantëve nga Siria që u larguan nga konflikti dhe terrorizmi në vendin e tyre dhe siguroi strehim për rreth katër milionë sirianë.
Ai vlerësoi se Turqia shquhet si një vend kyç në rajon dhe vlerësohet si një “ishull i stabilitetit” në mes të kaosit dhe trazirave.
Flamuri kombëtar turk u ngrit në ndërtesën e ambasadës turke në Damask dhe aktivitetet e ambasadës vazhduan pas 12 vitesh, njoftuan më herët sot mediat turke. Ambasadori aktual turk në Mauritani, Burhan Koroglu, u emërua më 12 dhjetor si i ngarkuar me punë të përkohshme të ambasadës në Damask, ndërsa ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan e informoi ambasadorin Koroglu për postin e tij të ri, transmeton Anadolia.
Ambasada turke, e vendosur në rrethin diplomatik të Damaskut, vazhdoi të funksionojë për disa kohë pas fillimit të konfliktit në Siri gjatë regjimit të mëparshëm të Bashar al-Assad, por më 26 mars 2012, ajo ndërpreu aktivitetet e saj të përditshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec