Siria| Blinken takon Erdogan, kreu i rebelëve apel qytetarëve
Qytetarët sirianë morën pjesë në lutjet e së premtes, për herë të parë që nga rënia e regjimit të Assad, një javë më parë.
Në një video, kreu i rebelëve Ahmad al Shara, i njohur më parë si Abu Mohamed al Jolani, ftoi njerëzit që të festonin në mënyrë paqësore pas lutjeve.
“I ftoj t’u drejtohen shesheve për të treguar gëzimin e tyre, pa qëlluar plumba dhe pa trembur njerëzit. Dhe më vonë, pasi ne të punojmë për ndërtimin e këtij vendi, të festojnë si fitimtarë me ndihmën e Zotit”, deklaroi Ahmad al-Sharaa, lider i rebelëve sirianë.
Krerët e vendeve të grupimit G7 u shprehën në një deklaratë se janë gati të mbështesin një tranzicion politik që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë pakicat etnike dhe fetare.
Ndërkohë, presidenti turk Erdogan priti në një takim sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili e vuri theksin tek rëndësia për të ruajtur vigjilencën në luftën kundër Shtetit Islamik.
“Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të luftës ndaj ISIS. Vendet tona kanë punuar shumë ndër vite dhe kanë dhënë shumë për të siguruar eliminimin e kalifatit, si dhe për të garantuar që kërcënimi i tij të mos ngrejë kokë sërish. Është jetike që t’i vazhdojmë këto përpjekje”, tha Blinken.
Në përpjekje për të moderuar retorikën dhe për të vendosur marrëdhënie me Perëndimin, qeveria e përkohshme siriane është zotuar për sundimin e ligjit dhe respektimin e diversitetit fetar në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit