Shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat Asllan Dogjani
Seanca paraprake për deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është shtyrë për javën tjetër. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e deputetit, i cili kërkoi shtyrjen për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metra katrorë. Sipas deklaratës së tij, ai kishte thënë se e kishte fituar këtë apartament si rezultat i një këshillimi juridik.
Nga hetimet, megjithatë, rezultoi se Dogjani kishte blerë apartamentin për një vlerë prej rreth 122 mijë eurosh, të cilat i ka paguar tërësisht me para në dorë.
Në seancën që ishte planifikuar për këtë të martë, pritej që të shqyrtohej nëse dosja do të kalonte për gjykim apo jo. Seanca u la për javën tjetër për shkak të mungesës së deputetit Dogjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta