Asllan Dogjani flet pas daljes nga SPAK: Më ka kallëzuar kushëriri i një deputeti
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të një denoncimi të bërë ndaj tij nga një deputet për fshehje pasurie.
Pas seancës, ai dha një deklaratë për mediat, ku sqaroi arsyet e thirrjes së tij.
Dogjani theksoi se ishte në SPAK për të trajtuar një rast të grabitjes së pronës publike në Tiranë, konkretisht për një pronë ku ai vetë banon.
Ai shpjegoi se një ndërtues kishte zaptuar një pronë publike dhe kishte legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme një tokë që ishte planifikuar për një kopsht dhe lulishte.
Ai e përfundoi deklaratën e tij duke akuzuar se zaptuesi i pronës kishte lidhje familjare me një deputet dhe se ky i fundit kishte bërë kallëzim ndaj tij.
“Unë jam pikërisht në SPAK për një denoncim që kam bërë, ku nuk kam pranuar të hesht për grabitjen e pronës publikë nën Tiranë. Konkretisht bëhet fjalë për nj pronë ku edhe banoj, nja pallat i ndërtuar në vitin 2006 dhe ndërtuesi në vend që të legalizonte pallatin për 20 vite ka zaptuar një pronë që e ka legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme ish-kopshtin publik numër 33 dhe 210 metër katrorë tokë. Jo vetëm kaq, ai ka zaptuar edhe pjesën tjetër të pallatit që ishte planifikuar për lulishte dhe sot nënat me fëmijë nuk mund të dalin para pallatit sepse ai e përdor për parking privat. Ky zaptues veçse ka zaptuar pronën publike, ne si banorë ju drejtuam me një padi prokororirsë, kemi bërë ankesa tek kryetari i bashkisë, të gjithë si banorë. Kjo tokë ka qenë me pronarë por nuk u është kthyer sepse do të behëj kopësht dhe pjesa tjetër lulishte. Ju drejtuam edhe Kadastrës, e mori një vendim që të anulonte legalizimin, sepse një pronë publike nuk mund të tjetërsohet. Nga Kadastra kallëzimi i SPAK-ut kaloi tek Prokuroria e Tiranës. Në këto kushte gjyqi vazhdon dhe pronarët kanë bërë një padi civile meqënëse shteti nuk e do me bë kopësht. Edhe vetë legalizimi ishte bërë në emër të një të moshuari dhe vetë ky i moshuari ja dhuron atë ditë që del çertifikata djalit të këtij zaptuesit. Mqs nuk e pranoi këtë vendim nga Kadastra, kontaktova me Ministrin e Brendshëm, kryetarin e Bahskisë dhe vetë Edi Ramën për ti kërkuar ndihmë… Mora vesh që ky mashtruesi që ka zaptuar këtë pronë publike paska një kushëri deputet dhe Edi Rama me Erion Veliajn i thonë këtij përmes deputetit i bëni kallëzim Asllan Dogjanit për fshehje pasurie”, tha Dogjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve