Dogjani për masakrën në Shkodër: Policia dështoi, dëshmitarët kanë frikë të flasin
Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ishte këtë të premte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë ku u vranë në një atentat Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Dogjani tha se problem më i madh në Shkodër është bashkëpunimi i policisë me krimin. Ai tha se në Shkodër të gjithë e dinë se kush e ka bërë krimin, por nuk guxojnë të tregojnë pasi u kërcënohet jeta.
“Në rastin konkret policia ka dështuar totalisht në parandalimin e veprave penale. Në Shkodër ka territore që unë kam informacionet e mia që nuk kontrollohen as fizikisht nga policia.
Shkodra ka një veçori në krahasim me qarqet e tjera. Sa i përket zbulueshmërisë është shumë e lehtë në Shkodër, pasi shkodranët bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, por sot ka ndodhur diçka që për shkak të një kohe të gjatë që krimi godet dhe nuk zbulohen vepra penale, ka filluar të humbasë besimi i komunitetit te policia.
Nga ana operative e dinë të gjithë Shkodranët se kush e ka bërë, por nga ana e të provuarit ëhstë shumë e vështirë, se ka pasur raste kur janë vrarë dëshmitarë ndërkohë që kanë qenë duke shkuar për të dëshmuar”,-tha Dogjani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë