Rusia arreston vrasësin e shefit të armëve bërthamore: Ukraina i ofroi 100 mijë $

18 Dhjetor 2024 | 10:16

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) njoftoi këtë të mërkurë arrestimin e një 29-vjeçari nga Uzbekistani, si të dyshuar për vrasjen e gjeneralit të lartë rus Igor Kirillov dhe ndihmësit të tij në Moskë. Gjenerali Kirillov, kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Kimike dhe Biologjike, u vra të martën në mëngjes kur një pajisje shpërthyese e fshehur në një skuter elektrik shpërtheu pranë hyrjes së apartamentit të tij.

Sipas FSB-së, i dyshuari Akhmad Kurbanov, kishte vepruar në bashkëpunim me inteligjencën ukrainase dhe pranoi gjatë marrjes në pyetje se i ishte ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarësh dhe leje për të udhëtuar në Bashkimin Evropian në këmbim të atentatit. Shërbimi i sigurisë rus tha se i arrestuari kishte marrë udhëzime për të montuar pajisjen shpërthyese dhe për të monitoruar rezidencën e Kirillovit me një kamer të fshehur, që transmetonte drejtpërdrejt për bashkëpunëtorët në qytetin Dnipro të Ukrainës.

Nga ana tjetër, një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës i tha BBC-së se vrasja e Kirillovit ishte një operacion i justifikuar, duke e cilësuar atë si një “objektiv legjitim” për shkak të përfshirjes së tij në krime lufte. SBU ka akuzuar Rusinë për përdorimin e armëve kimike mbi 4,800 herë nën drejtimin e Kirillovit, akuza të cilat Moska i mohon.

Autoritetet ruse kanë deklaruar se do të kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve dhe kanë paralajmëruar ngritjen e çështjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten.

Kirillov, 54 vjeç, ishte një nga figurat më të larta ushtarake të vrarë brenda territorit rus që nga nisja e luftës në Ukrainë. Ai ishte sanksionuar më parë nga Mbretëria e Bashkuar për rolin e tij të dyshuar në përdorimin e armëve kimike, ndërsa Rusia pretendon se ka shkatërruar arsenalin e saj kimik që prej vitit 2017.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë

Sinkevicius, një politikan komunal me shërbim të gjatë nga qyteti Jonava i Lituanisë qendrore, është Socialdemokrati i tretë që shërben si kryeministër që kur partia...
14:20 | 30/06/2026

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026