VIDEO| Momenti kur vritet komandanti i armëve bërthamore në Moskë

17 Dhjetor 2024 | 13:38

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Moskë, duke shkaktuar vdekjen e gjeneralit të lartë rus Igor Kirillov dhe ndihmësit të tij. Kirillov, i cili drejtonte forcat e mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike të Rusisë, u vra në juglindje të Moskës, rreth katër milje larg Kremlinit.

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sipas mediave ndërkombëtare, pajisja shpërthyese ishte fshehur në një skuter, i cili ishte parkuar afër hyrjes së pallatit nga ku dilte Kirillov. Dyshohet se sasia e lëndës shpërthyese të përdorur ishte rreth 300 gramë eksploziv. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme edhe në disa automjete të parkuara aty pranë.

Ky sulm vjen pas një hetimi të hapur nga Ukraina ndaj Kirillovit për përdorimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë. Gjenerali ishte gjithashtu sanksionuar nga Britania e Madhe për përfshirjen e tij në përdorimin e armëve kimike.

Analistët paralajmërojnë se ky sulm mund të rrisë tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Autoritetet ruse kanë kërkuar hakmarrje dhe ndëshkim për ata që janë përgjegjës për këtë atentat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026