“Bonusi nuk del për vitin e ri”, pensionistët në Gjirokastër: Do blejmë ç’të mundemi

18 Dhjetor 2024 | 17:06

Pensionistët në Gjirokastër janë duke tërhequr shpërblimin e fundvitit sipas kategorive të përcaktuara.

Ata e cilësojnë të pamjaftueshme vlerën financiare të shpërblimit për shpenzimet gjatë festave, ndërsa çmimet e produkteve të ndryshme janë rritur në prag të festave.

“Po të jetë për shpenzime nuk i përballon dot as me shumë por edhe këto që morëm faleminderit se as nuk kishim as nuk na u sosën”, thotë një pensioniste.

“Shpenzimet janë shumë, po nga pak e nga të gjitha”, thotë një tjetër pesnioniste.

“Epo çmimet janë të larta është periudha, ja i shohim me sy dhe  ato që kemi mundësi i marrim të tjerat jo”, thotë një pensionist.

Në Qarkun e Gjirokastrës numërohen rreth 22 mijë pensionistë të cilët kanë përfituar shpërblimin e akorduar nga qeveria për festat e fundvitit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026