OBSH: 2% e popullsisë ka përjetuar një gabim mjekësor gjatë marrjes së shërbimeve

19 Dhjetor 2024 | 16:41

1 në 10 pacientë në Europë përfshirë dhe Shqipërinë, janë dëmtuar gjatë marrjes së shërbimit në spitale, ndërsa 4 në 10 në sistemin parësor dhe ambulator në një kohë që 50% e këtyre dëmtimeve janë të shmangshme.

Këto janë disa nga të dhënat e raportit të parë të realizuar nga OBSH për Evropën, si pjesë e një vlerësimi gjithëpërfshirës të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe sigurisë së pacientëve në 53 Shtete.

Raporti i ri, ka faktuar lidhjen e fortë midis cilësisë së kujdesit, jetëgjatësisë dhe shkallës së vdekshmërisë nga sëmundjet e patransmetueshme.

Të dhënat tregojnë se 2% e popullsisë ka përjetuar një gabim mjekësor gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore, ndërsa 1 në 3 vende, ka një plan kombëtar për cilësinë e kujdesit dhe sigurinë e pacientëve, një tregues kyç për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Raporti thekson se çdo plan kombëtar shtesë rrit jetëgjatësinë e shëndetshme me 0.57 vite dhe ul me 1.34% probabilitetin e vdekshmërisë nga sëmundjet e patransmetueshme.

Vetëm 13% e vendeve në Rajon kanë një mekanizëm për përfaqësimin e pacientëve/publikut në qeverisjen kombëtare të shëndetësisë.

Raporti përmban gjithashtu profile të detajuara për secilin vend, duke inkurajuar qeveritë të veprojnë për të përmirësuar standardet dhe besimin publik në sistemet shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026