English

Coronavirusi, drejtori i OBSH për Shqipërinë: S’ka nevojë për panik, situata po menaxhohet siç duhet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, Raul Gonzales Montero, drejtor i OBSH për Shqipërinë foli gjerësisht rreth situatës së krijuar nga përhapja e coronavirusit, masat e marra nga OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri për të përballuar gjendjen e emergjencës globale të vendosur pak ditë më parë nga OBSH.

- Advertisement -

Z. Gonzales siguroi se nuk ka vend për panik, por për vigjilencë, pasi kjo është një ngjarje që ka ndodhur më parë në Kinë, dhe pothuajse të gjitha rastet janë në Kinë. Ai shtoi se arsyeja e shpalljes së një emergjence publike shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar nga ana e OBSH do të thotë që vendet ndajnë informacione, vënë në dispozicion masa dhe implementim racional të këtyre masave, në mënyrë që t’i ndajnë të gjitha këto informacione.

“Kjo është mënyra se si të mbrojmë në mënyrë efektive popullatën e botës nga një përhapje në masë”,  tha z. Gonzales teksa shpjegoi se kjo është hera e gjashtë që Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall gjendjen e emergjencës globale.

I pyetur nëse në cilësinë e kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, ai është i shqetësuar për nivelin tonë të përgatitjes për t’u përballur me një emergjencë të tillë, z. Gonzales u shpreh se Ministria e Shëndetësisë ka bërë një punë të përkryer.

“Ka dy institute, ai i Shëndetit Publik, që ka shumë aftësi, ka kapacitet, punonjësit, vullnetin dhe dijen për implementimin e masave mbrojtëse. Kemi edhe lidershipin e ministrisë së Shëndetësisë që i bëjnë gjërat me korrektësi gjithmonë, në koordinim me OBSH-në dhe duke ndjekur të gjitha masat e rekomanduara. Pra, jam shumë besimplotë me udhëheqjen e krizës aktuale nga ministria e Shëndetësisë”, – tha ai.

Teksa konfirmoi faktin se në Shqipëri nuk ka deri më tani asnjë rast të konfirmuar me coronavirus, përfaqësuesi i OBSH sqaroi se nga vëzhgimet e deritanishme rezulton se shkalla e fatalitetit nga ky virus është 2-2,5 për qind.

“Sipas shifrave tonë aktuale është mes 2 dhe 2.5 %. Por këto mund të ndryshojnë në ditët në vijim, pasi numrat nuk janë determinues pasi ndryshojnë. Por sipas të dhënave që kemi deri më tani, është përafërsisht 2 për qind. Kjo është ajo që ne quajmë shkalla e fatalitetit. Ata që janë të prekur janë persona me probleme të hershme shëndetësore. Pacientët që trajtohen për kancer për shembull, të cilët përdorin medikamente që dobësojnë imunitetin e tyre. Apo njerëz në moshë që për arsye natyrale janë dobësuar. Kjo është kategoria më vulnerabël. Ky grup që sistemi i tyre mbrojtës është i kompromentuar”, – tha z. Gonzales.

Kreu i OBSH për Shqipërinë bëri me dije faktin se fatkeqësisht nuk ka ende një medikament specifik për coronavirusin.

“Ajo që mund të bëjmë është të mbështesim pacientin, një person i cili është veçanërisht i sëmurë, i prekur në mënyrë serioze, apo nëse ka probleme në frymëmarrje, u japim atyre ndihmë me anë të ventilatorit, hidratim, e ndihmojmë atë person dhe e ndihmojmë t’i mbijetojë”, – u shpreh ai.

Z. Raul Gonzales këshilloi që njerëzit të mos bëhen vegël e panikut, por të mbrojnë veten përmes masave të thjeshta dhe jetike çdo ditë, njësoj siç do të vepronin në rastin e një gripi të thjeshtë.

“Lani duart vazhdimisht, pasi virusi mund të jetë këtu dhe nëse unë e prek, e më pas prek sytë, do të kem një virus në sy. Pra, laj duart dhe nëse unë kollitem apo teshti duhet të vendos krahun apo një fasoletë. Këto janë gjërat kyçe. Dhe në shtëpi, kur përdorim mishin apo peshkun, mos i vendosni së bashku mishin e gatuar me atë të gjallë. Mbajini të ndarë, dhe përdorë mjete të tjera për t’i menaxhuar”, – tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?