Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vizitoi këtë të enjte në Spitalin e Traumës efektivët e Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit.
Gjatë vizitës, Hita u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të punonjësve të policisë dhe bisedoi me ekipin mjekësor për ecurinë e trajtimit të tyre.
Sipas Policisë së Shtetit, 15 efektivë mbetën të lënduar gjatë përplasjes me protestuesit, pas hedhjes së gurëve, sendeve të forta dhe mjeteve piroteknike ndaj forcave të rendit.
Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e treguar nga efektivët gjatë menaxhimit të situatës, ndërsa i siguroi ata për mbështetjen e institucionit dhe garantimin e të gjithë kujdesit të nevojshëm mjekësor deri në rikuperimin e plotë.
Në deklaratën e Policisë thuhet se Hita ritheksoi se efektivët do të vijojnë të ushtrojnë detyrën në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve, me synim garantimin e rendit, sigurisë publike dhe mbrojtjen e institucioneve të vendit.
Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani
Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 17:59 Sulm me bombë në një kafene në Damask, 5 viktima dhe 16 të plagosur
- 17:52 “Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës
- 17:52 Bisedimet e sigurisë të udhëhequra nga SHBA në Bahrein, reagon Irani: Asgjë më shumë se një performancë
- 17:41 “Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave
- 17:34 Humbje të mëdha në luftë dhe mungesë ushtarësh, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
- 17:31 Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit