Asfiksohen nga gazi, humbin jetën dy persona në Tiranë
Dy persona janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në Tiranë dhe për pasojë kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi gjatë natës së djeshme në rrugën “Marije Kraja” ku një 47-vjeçar bashkë me të afërmin e tij 56-vjeç humbën jetën pasi u asfiksuan nga rrjedhja e gazit ndërsa trupat e pajetë janë gjetur pasditen e së enjtes.
Sipas burimeve ata kishin ndezur bombolën e gazit gjatë natës se djeshme dhe sot nuk i janë përgjigjur në telefon të afërmeve. Të alarmuar këtë të enjte të afërmit e dy personave kanë lajmëruar policinë dhe efektivët së bashku me ekipet mjekësore kanë gjetur në banesë pa shenja jete dy personat.
47-vjeçari pronar i baneses rrinte në Greqi, dhe ka shkuar së bashku me të afërmin e tij mbrëmë për të bërë riparime në banese, ku dhe kanë qëndruar. Dyshohet se bombola ka rrjedhur gazin gjatë gjithë natës dhe të dy janë asfiksuar.

Njoftimi i policisë
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta