I shkëmbenin armët me kokainë, jepet masa për 5 të arrestuarit në Tiranë

14 Dhjetor 2024 | 11:22

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për pesë personat e arrestuar në lidhje me trafikun e armëve midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkohë, për Euxhenio Manushin, i cili ishte arrestuar disa ditë më parë gjatë operacionit pasi u kap në flagrancë me 1 kg kokainë së bashku me një shtetas tjetër, seanca pritet të mbahet të dielën.

Masat e sigurisë:

  • Endri Papa 34-vjeç
  • Aurel Manreka 28 vjeç
  • Gersi Llozha 22 vjeç
  • Kleu Mucalliu 26-vjeç
  • Tonin Shkami 53-vjeç

Skema e trafikimit

  • Armët vinin nga Turqia si armë sportive dhe më pas modifikoheshin në qytetin e Ferizajt në Kosovë.
  • Trafikantët nuk përdornin para për tregti, por armët në shumicën e rasteve shkëmbeheshin me kokainë.
  • Një nga të arrestuarit, Euxhenio Manushi, dyshohet se ka udhëtuar në Kosovë me lëndë narkotike dhe është kthyer në Shqipëri me armë zjarri.

Operacioni dhe rezultatet

Operacioni i koduar “Demontimi” ka çuar në:

  • Sekuestrimin e 64 armëve zjarri.
  • Arrestimin e 16 personave të dyshuar: 6 në Shqipëri dhe 10 në Kosovë.
  • Nga këto, 23 armë janë sekuestruar nga policia e Tiranës, ndërsa 41 armë janë kapur nga autoritetet kosovare.

Emrat e të arrestuarve në Tiranë

  • Euxhenio Manushi (20 vjeç)
  • Endri Papa (34 vjeç)
  • Aurel Manreka (28 vjeç)
  • Gersi Llozha (22 vjeç)
  • Kleo Muçalliu (26 vjeç)
  • Tonin Shkambi (53 vjeç)

Euxhenio Manushi, i cili është djali i artistit të njohur si “Ad Sybardhi”, ishte arrestuar disa ditë më parë në Tiranë në një aksion anti-drogë, ku u kap me 1 kilogram kokainë të pastër së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Klaudio Serjani.

Hetimet

Operacioni “Demontimi” nisi në shkurt të vitit 2024 pas informacioneve të mbledhura nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë. Hetuesit kishin dyshime për një rrjet trafikimi që përfshinte armë dhe drogë midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas hetimeve të thelluara, u krijua një ekip i përbashkët hetimor mes dy vendeve, i cili realizoi operacione të koordinuara dhe shkëmbim informacioni për të ndaluar këtë aktivitet të paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026