Konjufca: Shqipëri-Kosovë duhet të jenë bashkë pa asnjë kusht për sfidat e sigurisë
Këtë të premte u mbajt në Prishtinë seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, një ngjarje e rëndësishme që vjen pas dy vitesh nga mbledhja e fundit e mbajtur në Tiranë, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Seanca plenare u hap me fjalën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili e cilësoi takimin mes dy Kuvendeve si një dëshmi të unitetit mes dy vendeve për të përballuar sfidat politike e gjeopolitike.
Konjufca u ndal te situata e sigurisë në Kosovë dhe sulmet e orkestruara nga Serbia, ku tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht.
“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e atyre gjeopolitike të sigurisë që shoqërojnë rajonin dhe kontinentin tonë ndaj këtij viti. Edhe 2 muaj dhe bëhen tre vjet nga agresioni i paprovokuar i Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Ne si rajon dhe si Kosovë i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Republika e Kosovës po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që synojnë destabilizimin e Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride. Sulmi i Ibër-Lepencit nuk mund të quhet ndryshe përveçse si një sulm terrorist i atyre që nuk mund ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe si një rend ligjor e demokratik i cili nuk ka alternativë në të gjithë territorin e Republikës sonë. Ky sulm vjen një vit pas sulmit në Basnjë, organizator i të cilit është Radoiçiq, i mbështetur nga Vuçiç dhe i cili mbetet i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi, ku nuk ekziston. Prandaj kjo seancë duhet të shihet si dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht”, tha Konjufca.
Ndiqeni live:
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West