Konfiskohen 12 pasuri të Lefter Kokës e ish-zyrtarëve të përfshirë me inceneratorët
Policia e Shtetit ka zbatuar këtë të premte vendimin e Gjykatës së Posaçme për konfiskimin e pasurive të 5 ish-zyrtarëve të përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Sipas njoftimit, 12 pasuritë e konfiskuara janë në pronësi të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, si dhe zyrtarëve Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani. Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe 5 shoqërive tregtare. Pasuritë e konfiskuara janë në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R., dhe përfshijnë:
- 88.19% të aksioneve të shtetasit L. K. në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë 244,442,972 lekë;
- Njësi me sipërfaqe 206 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 20,857,500 lekë;
- Njësi me sipërfaqe 22.8 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 2,308,500 lekë;
- Njësi me sipërfaqe 68 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 6,885,000 lekë;
- Apartament me sipërfaqe 82 m², me vlerë 5,535,000 lekë;
- Apartament me sipërfaqe 110 m², me vlerë 7,425,000 lekë;
- Apartament me sipërfaqe 87 m², me vlerë 5,872,500 lekë;
- Apartament me sipërfaqe 84 m², me vlerë 5,670,000 lekë;
- Apartament me sipërfaqe 81 m², me vlerë 5,467,500 lekë;
- Apartament me sipërfaqe 116 m², me vlerë 7,830,000 lekë;
- Apartament me sipërfaqe 94 m², me vlerë 6,345,000 lekë;
- Apartament me sipërfaqe 135 m², me vlerë 9,112,500 lekë;
- Pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m², me vlerë 12,757,500 lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)