Basha me socialistët e zhgënjyer: Rama me një grup pushtetarësh po zhvat pasuritë e vendit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me rreth 500 socialistë të zhgënjyer që i bashkohen ndryshimit më 25 prill.
Teksa i falënderoi për besimin që kanë dhënë Partisë Demokratike, Basha tha se Edi Rama dhe një grusht pushtetarësh e oligarkësh janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit.
“Në një Durrës të lënë në mëshirë të fatit ku pas tërmetit të zotit ra tërmeti i babëzisë, tërmeti i korrupsionit që dhe familjet qytetare durrsake duan t’ua grabisin trojet për mafien e ndërtimit. E prandaj nga 40 pallate që duhet të ishin ndërtuar, mezi ka filluar puna për 2. Shikojeni, në ato 110 mijë shtëpi që duan t’i prishin pas zgjedhjeve mos kujtoni se do ti ndajë në të majtë e në të djathtë, se babëzia e Edi Ramës dhe një grushti oligarkësh nuk i ka ndarë shqiptarët në të majtë e të djathtë”, u shpreh Basha.
Kryetarin i PD Lulzim basha iu drejtua me një thirrje dhe punonjësve të administratës që t’i bashkohen ndryshimit e të mos e pranojnë presionin që u behet për vendin e punës, për të dorëzuar kartat apo deklaruar si votues të PS .
“Shikoni punonjës të administratës që punojnë e robtohen nga mëngjesi deri në darkë për 300, 400, 500 apo dhe 600, 700 mijë lekë dhe shohin shefat e tyre që vjedhin 400 mijë euro me një dorë, shohin ministrat që vjedhin 4 milionë me një dorë, shohin kryeministrin në krye të piramidës së vjedhjes. Si ndihen ata kur shkojnë në shtëpi dhe numërojnë paratë pasi paguajnë njësoj si gjithë shqiptarët faturat e larta të energjisë, faturat e rritura të karburantit, faturat e rritura të ujit, taksat e rritura në bashkinë e Durrësit e në çdo bashki tjetër, e i numërojnë kacidhet e fundit për të ushqyer fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër shohin ministrat që hanë biftekun e artë një mijë dollarë te Nusret-i me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha Basha.
“Ajo që na bën bashkë sot ne nuk është Partia Demokratike, por është dëshira, është vendimi, është vullneti, është vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit”, përfundoi kryedemokrati.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta