Kurti: Besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë për pengesat e anëtarësimit në NATO

20 Dhjetor 2024 | 15:35

Në Prishtinë është mbajtur seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalimin e tij u shpreh i lumtur për mbledhjen e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Dy shtetet tona, edhe pse te themeluara me një distancë kohore njëri nga tjetri, janë shprehje politike, e së njëjtës aspirate shekullore shqiptare për ruajtjen e identitet dhe bashkimin kombëtar”, theksoi ai.

Kurti foli për disa nga të arriturat e përbashkëta ku tha se Shqipëria është partneri kryesor tregtar i Kosovës. Ai përmendi edhe tregun e përbashkët energjetik, lëvizjen pa kontrolle në kufi, vendkalimet e reja kufitare, hapjen e zyrave doganore, e të tjera të arritura.

Kryeministri po ashtu deklaroi se ka ende shumë punë për të bërë.

“Kemi shumë punë për të bërë, si qeveri e si kuvende për qytetarët e dy republikave tona. Kosova dhe Shqipëria janë kontribuues të paqes në rajon e Ballkanin Perëndimor”, potencoi ai.

Kurti gjithashtu foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se tash më shumë se kurrë duhet të bëhet anëtarësimi në këtë organizatë, derisa theksoi se “Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026