​Kurti thirret sërish për dëshmi nga Prokuroria Speciale

20 Dhjetor 2024 | 15:11

Prokuroria Speciale e ka ftuar sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kjo është ftesa e dytë që Prokuroria e ka përcjellur në adresë të Kurtit.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se presin përgjigje pozitive “meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”.

Në fillim të kësaj jave, Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, me arsyetimin se është jashtë vendit./KosovaPress

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026