Përparim Kryeziu: Thirrja e Kurtit në Prokurorinë Speciale, ndërhyrje në zgjedhje
16 Dhjetor 2024 |
08:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet këtë të hënë në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.
Njoftimin e ka dhënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, teksa ka shkruar në rrjetin social Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, shkruan Kryeziu në rrjetin social Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti thirret nga Prokuroria Speciale, Kusari-Lila: Ndërhyrje në procesin zgjedhor
- Vetëvendosja publikon listën zgjedhore, Albin Kurti renditet i pari
Lajme të Sugjeruara
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë