Kurti thirret nga Prokuroria Speciale, Kusari-Lila: Ndërhyrje në procesin zgjedhor

12 Dhjetor 2024 | 13:29

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila foli në lidhje me thirrjen që i ka bërë Prokuroria Speciale kryeministrit Albin Kurti.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se në çdo vend demokratik kjo konsiderohet si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë aq më tepër në momentin kur ndërmerret ky akt që korrespondon vetëm një ditë para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë.

“Ajo çfarë ndodhi dje përkundrejt që është e pazakontë nuk ishte befasi për mënyrën si është pozicionuar apo si vepron Prokuroria Speciale në Kosovë. Nuk e di në ndonjë vend demokratik që do të mund të prezantohej ndryshe përveç se ndërhyrje e drejtpërdrejtë e drejtësisë në procesin zgjedhor i cili pritet të ndodhë, për më tepër në një ditë si e djeshmja ku zyrtarisht ishte afati i fundit për dorëzimin e listave të partive politike për zgjedhjet e rradhës që për herë të parë në Kosovën si shtet i Pavarur janë zgjedhje të rregullta”, tha Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha se kjo i dukej si një tendencë e drejtpërdrejtë për të dhënë një mesazh apo treguar që Prokuroria Speciale në një mënyrë ose tjetër, me dashje apo padashje po më shumë me këtë të dytën dëshiron të ketë impaktin e saj në procesin zgjedhor.

“Duket sikur drejtëpërdrejtë Prokuroria Speciale kërkon që të dëmtojë pozitën apo Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket çështjes për të cilën është thirrur Kurti në Prokurorinë Speciale kemi një vendim të Gjykatës Supreme e cila i ka rekomanduar prokurorisë që me materialet te cilat i ka depozituar nuk ka bazë për vazhdim të hetimit që do të thotë që janë dy gjykata që kanë dhënë vendim për të njetën lëndë. Këtu përveçëse tendencë për një farë njollosje nuk ka asnjë synim tjetër qoftë për ta zbardhur si ngjarje apo për të parë keqëpërdorimet që mund të jenë bërë”, tha Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila u shpreh se përkundër dëshirës së të gjithëve në Kosovë që duan një sistem të drejtësisë tërësisht të pavarur nga mekanizmat të cilët kanë mbetur nga ish-pushtetet do të duhet dhe pak kohë sipas saj për të arritur te një pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë në veçanti të Prokurorisë Speciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026