Albin Kurti thirret nga Prokuroria Speciale

11 Dhjetor 2024 | 18:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ftua për dëshmi nga Prokuroria Speciale, bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së tij, Përparim Kryeziu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi ai pa dhënë më shumë detaje.

Radio Evropa e Lirë e pyeti se për çfarë rasti bëhet fjalë, por ai nuk u përgjigj.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Në zgjedhjet paraprake, më 2021, Kurtit nuk iu lejua të kandidonte për deputet, pasi Gjykata Kushtetuese nxori vendim që kandidatët, të cilët në tre vjetët e fundit kishin vendim gjykate të formës së prerë, nuk mund të garojnë.

Kurti kishte një dënim të tillë, për shkak të trazirave që ndodhën në Kuvendin e Kosovës derisa ai ishte në opozitë.

Si kryeministër, Kurti në disa raste ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke thënë se është joefikas dhe i ngadaltë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026