“Çdo person i dyshimtë do e pësojë si ai i Elbasanit”, Mziu shfaq shenja pendese për deklaratën para demokratëve

23 Prill 2021 | 10:16

Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu gjatë një takimi elektoral ka deklaruar se qytetarët duhet të raportojnë te Strukturat e Mbrojtjes së Votës për çdo person të dyshimtë që lëviz në lagjet e tyre.

Mziu theksoi se këta persona (të dyshimtë) do ta pësojnë si rasti i Elbasanit, duke iu referuar kështu ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 maji” ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

“Kemi ngritur grupet e gatshme, nga sot edhe në vazhdim çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, u shpreh kandidati i PD-së gjatë një takimi elektoral në Dibër.

Por, menjëherë Mziu ka shfaqur pendesë për këtë deklaratë të bërë para demokratëve, ku sipas tij gjithçka ndodhi nga emocionet e forta të momentit.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.  Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam kundërdhunës”, shprehet Mziu.

“Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, përfundon ai.

Lexoni gjithashtu:

Gazment Bardhi shpjegon rrethanat e vrasjes në Elbasan: Autori nuk është shoqërues i imi

Policia arreston 11 persona për përplasjen me armë në Elbasan

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026