Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në GJKKO dosjen e Lazaratit

21 Dhjetor 2024 | 10:50

Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e pesë të pandehurve të akuzuar për pjesëmarrje në grupin e zjarrit në Lazarat, të cilët kanë kundërshtuar me armë punonjësit e policisë gjatë operacionit të vitit 2014.

Të pandehurit, Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderi dhe Beqo Brahimaj, fillimisht u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me gjithsej 52 vite burg, një dënim më i lehtë se ai i kërkuar nga prokuroria, që ishte 57 vite. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë vendosi të rikthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme, duke lënë kështu të hapur mundësinë për një shqyrtim të ri të çështjes. Dënimet fillestare ishin:

  • Arbjon Aliko: 13 vite burg
  • Gurgaz Skënderi: 11 vite burg
  • Enrik Skënderi: 10 vite burg
  • Alfred Proko: 10 vite burg
  • Beqo Brahimaj: 8 vite burg

Pesë të pandehurit janë pjesë e grupit të njohur si “Gate Mahmutaj”, ndërkohë që procesi ndaj tyre ka vazhduar në mënyrë të pavarur nga ai i kreut të grupit, Gate Mahmutajt. Ky i fundit u dënua me 17 vite burg për kundërshtimin e forcave të policisë në operacionin e vitit 2014, gjatë të cilit ata qëlluan me armë, përfshirë armë të artilerisë së rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026