“Hajduti” korçar live në TikTok pasi hyn në bankë me një të shtyrë të derës

22 Dhjetor 2024 | 09:55

Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka  hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme.

Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës.

Burime të policisë së Korçës për Euronews Albania bëjnë me dije se hajduti që ka tentuar të hyjë me forcë në bankën e nivelit të dytë në Korçë ka qenë live në TikTok

Ky veprim është vërejtur nga kamera e sigurisë së bankës e cila është në dorën e policisë kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026