Bie aksidentalisht nga karroceria e një zetori, humb jetën 69-vjeçari në Korçë
Një 69-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në Korçë, pasi ra aksidentalisht nga karroceria e një zetori.
Sipas njoftimit të policisë, 69-vjeçari F.Xh. u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti dot ti mbijetonte plagëve të marra ndërsa drejtuesi i mjetit 26-vjeçari B. M., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, ëshë dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshoheh se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.
Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.
Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohet për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

