Zgjedhjet e së dielës, Policia e Shtetit: 5.427 efektivë në terren, objektet shtetërore do të ruhen nga ushtria
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj gjatë një deklaratë për mediat është shprehur se gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit do të angazhohen 5.427 punonjës të policisë për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë vendin.
Zoti Dervishaj bëri me dije se edhe 535 automjete të pauniformuara do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Sakaq, ai deklaroi gjithashtu se nga dita e sotme, 74 objektet e rëndësishme shtetërore do të merren në mbrojtje nga forcat ‘’Komando’’ të ushtrisë.
Po kështu ai u bëri thirrje subjekteve politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për heshtjen zgjedhore.
Ndërkoi ai deklaroi se Policia e Shtetit do të vijojë punën për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin nga të gjitha shkeljet e mundshme në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, nëpërmjet kompetencave të saj institucionale, ndaj kujtdo.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet