Protesta e PD, Policia: Aksioni opozitar do zgjasë 3 orë, ja rrugët që do bllokohen

23 Dhjetor 2024 | 10:41

Partia Demokratike e Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë në polici për zhvillimin e tubimeve në disa akse kryesore të Tiranës më 23 dhjetor 2024, nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Akset e kërkuara për zhvillimin e protestës janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.

Policia e Shtetit nga ana tjetër ka deklaruar se do të garantojë të drejtën për tubim, si dhe sigurinë e pjesëmarrësve, qytetarëve dhe pronave publike e private. Megjithatë, policia njofton se tubimi duhet të zhvillohet në atë mënyrë që të mos bllokohet lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve.

“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni”, ka njoftuar policia.

Tubimet priten të zhvillohen nën mbikëqyrjen e Policisë, që ka paralajmëruar se shkeljet do të përballen me pasojat ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026