Rusia bart asetet ushtarake prej Sirisë në Afrikë
Rusia është duke zvogëluar praninë ushtarake në Siri, dhe po transferon disa asete prej këtij shteti të Lindjes së Mesme për në Afrikë, tregojnë imazhet satelitore të analizuara nga Radio Evropa e Lirë.
Moska duket se ka tërhequr një sasi të madhe të pajisjeve ushtarake prej bazave në Siri, prej rrëzimit të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad – aleat për kohë të gjatë i Rusisë – më 8 dhjetor.
Duke pasur parasysh mundësitë e humbjes së bazës ajrore që ka në Hmeimim, dhe asaj detare në Tartus, Rusia duket se po rrit prezencën në Libi, Mali dhe Sudan. Mirëpo, ekspertët besojnë se shtetet afrikane nuk përbëjnë alternativa praktike.
Prapëseprapë, imazhet satelitore sugjerojnë se Rusia është duke transferuar disa asete ushtarake prej Sirisë për në Afrikë.
Humbja e bazave ushtarake në Siri do të përbënte pengesë të madhe strategjike për Rusinë, e cila i ka përdorur këto hapësira për të shpërfaqur ndikim dhe forcë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Moska ka thënë se është ende në negociata me Qeverinë e re në Damask për të ardhmen e bazave ushtarake në Siri. Mirëpo, ekspertët vlerësojnë se lëvizjet e pajisjeve ushtarake ruse sugjerojnë se Moska po përgatitet për tërheqje të pjesshme apo të plotë prej Sirisë.

- Imazhi satelitor tregon se si anijet ruse janë larguar prej pozicioneve të zakonshme në bazën Tartus
Rusia ka disa baza në Afrikë, përfshirë ato në Libi, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudan. Ekspertët besojnë se lëvizja e pajisjeve ushtarake prej Rusisë apo Sirisë për në Afrikë, do të jetë e kushtueshme.
“Për të kryer operacione të rëndësishme, Rusia do të duhet të paguajë shumë para. Si për flotën ajrore, ashtu edhe për atë detare”, ka thënë Roland Marchal nga Instituti i Parisit për Studime Politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor