Arbitri që konsumoi kokainë largohet përfundimisht nga futbolli
Pak muaj më parë, David Coote u bë pjesë e një skandali, ku gjyqtari britanik i futbollit shfaqej duke konsumuar kokainë. Më herët ai ishte pjesë e një tjetër video ku ofendonte trajnerin Jurgen Klopp, por edhe skuadrën e Liverpool, veprime për të cilat nuk pendohej. Pasi u njoh me vendimin e federatës angleze të futbollit për shkarkimin e tij, Coote ka vendosur të mos e kundërshtojë vendimin, duke bërë që ai të largohet përfundimisht nga futbolli.
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, 42-vjeçari është dakordësuar me vendimin e marrë dhe nuk do të apelojë për të kërkuar të drejtën e tij, kështu që karriera si arbitër futbolli mund të themi se ka përfunduar. Ai menjëherë u vendos nën hetim nga autoritetet e drejtësisë, por kujtojmë që videot ishin regjistruar këtë vit, në periudhën kur zhvillohej kampionati evropian i futbollit në Gjermani.
Coote u filmua së bashku me një mik të tij, ku fyente trajnerin Klopp, ndërsa u shkarkua menjëherë nga detyra. Vetëm pak ditë më parë ai u shfaq sërish duke thithur kokainë, duke përkeqësuar edhe më tej pozitat e tij
LEXONI GJITHASHTU:
- Skandali në Premiere League, pezullohet gjyqtari që “urren” Liverpool-in
- Katërshja e arbitrave shqiptarë do drejtojë ndeshjen e UEFA Europa League
“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge