Skandali në Premiere League, pezullohet gjyqtari që “urren” Liverpool-in

12 Nëntor 2024 | 09:59

Pak orë pas kësaj videoje në të cilën gjyqtari britanik i futbollit David Coote shfaqet duke ofenduar ekipin e Liverpool-it dhe trajnerin Klopp, Federata Angleze e Futbollit ka marrë vendimin për pezullimin e tij. Gjyqtari në fjalë, i cili karrierën e tij e ka nisur që në moshën 16-vjeçare dhe cilësohej ndër më të mirët në kampionatin anglez, u shfaq në një video ku ofendonte trajnerin Klopp dhe ekipin e Liverpool-it, duke përmendur episode nga një prej përballjeve në të cilën kishte gjykuar të kuqtë.

Videoja ende nuk dihet se kur është filmuar, dhe për këtë, autoritetet angleze kanë nisur një hetim, e me gjasa dënimi ndaj 42-vjeçarit pritet të jetë edhe më i ashpër. Videoja e shpërndarë lidhet me një ndeshje të vitit 2020 mes Liverpool-it dhe Burnley-t e mbyllur në barazim 1-1. Asokohe, të besuarit e Klopp-it gëzonin një formë fantastike dhe ndalesa në fjalë irritoi lojtarët, por më tepër se lënia e 2 pikëve, ishin vendimet e Coote ato të cilat sollën reagime të shumta.

Fillimisht lojtarët dhe më tej trajneri Klopp kundërshtuan vendimet e gjyqtarit, i cili njihet edhe për episode të tjera në të cilat ka bërë gjykim të njëanshëm. Kujtojmë se 42-vjeçari në fjalë ishte gjyqtar kryesor fundjavën që lamë pas në ndeshjen Liverpool-Aston Villa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026