Nuk u certifikua nga KQZ: Lista Serbe do të ankohet në PZAP
Lista Serbe, subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, ka njoftuar se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), një ditë pasi Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ), nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se vendimi i KQZ-së, është jodemokratik dhe kundër serbëve.
“Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në PZAP dhe pres nga një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të [Albin] Kurtit”, deklaroi kreu i Listës Serbe, Zllatan Ellek në një konferencë për media.
Ellek tha se vendimi i KQZ-së, është urdhëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “dëshiron t’i eliminojë serbët nga këto troje”.
“Kjo është dhunë institucionale dhe ligjore ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe, sepse Kurti nuk dëshiron të shohë deputetët e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, por dëshiron të ketë serbë të bindur si i ashtuquajturi ministër, z. [Nenad] Rashiq”, theksoi Ellek.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për shkak të “thirrjeve nacionaliste” të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta