PZAP pranon pjesërisht ankesën, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

24 Dhjetor 2024 | 14:29

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesën e Listës Serbe dhe ka urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) të certifikojë këtë parti për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 19 maj në katër komunat veriore të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Sipas vendimit të PZAP-it, është anuluar vendimi i mëparshëm i KQZ-së për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe, duke vlerësuar se kjo parti ka plotësuar kushtet ligjore për pjesëmarrje. Kandidatët e certifikuar janë Goran Rakiq për Mitrovicën e Veriut, Vuqina Jankoviq për Zveçan, Srdjan Vuloviq për Zubin Potok dhe Zoran Todiq për Leposaviq.

Megjithatë, PZAP refuzoi si të pabazuar apelin e Listës Serbe që lidhej me pretendimet për shkelje nga anëtarët e KQZ-së dhe hodhi poshtë kërkesën për të vërtetuar se vendimi i mëparshëm i KQZ-së shkelte nenin 45 të Kushtetutës së Kosovës.

Ky vendim i PZAP-it u jep mundësi kandidatëve të Listës Serbe të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, duke përfaqësuar kështu interesat e komunitetit serb në këto komuna.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026