Rusi, një shtetas amerikan dënohet me 15 vite burg, akuzohet për spiunazh

24 Dhjetor 2024 | 15:42

Një gjykatë ruse dënoi shtetasin amerikan, Eugene Spector, me 15 vite burg, mbi akuza për spiunazh. Procesi gjyqësor ndaj Spector u mbajt me dyer të mbyllura dhe njoftimi i vendimit u bë të martën nga agjencitë shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Spector, i cili po vuante një dënim me 3 vite e gjysmë për ryshfet, ka lindur në Rusi dhe më pas është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara. Ai u akuzua për spiunazh në gusht të vitit të kaluar. Hollësitë e çështjes kundër tij nuk janë bërë publike nga mediat shtetërore.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘TASS’ njoftoi se Spector u dënua me 13 vjet burg për spiunazh, por gjykatësi i shoi edhe dënimin paraprak për ryshfet duke thëse se ai do të vuajë gjithësej 15 vite burg.

Para arrestimit të tij më 2021, Spector ishte kryetar i bordit të ‘Medpolymerprom Group’, një kompani e specializuar në ilaçe për trajtimin e kancerit, njoftoi media shtetërore ruse.

Në rastin e parë gjyqësor kundër tij, zoti Spector ishte deklaruar fajtor për akuzën se i kishte dhënë ryshfet një ndihmësi të një ish-zëvendëskryesministri rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026