Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

25 Dhjetor 2024 | 12:01

Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes për Grenlandën, disa orë pas përsëritjes nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të dëshirës së tij për të blerë territorin arktik. Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, bëri të ditur se paketa e re do të arrijë shifrën e 1.5 miliardë dollarë.

Grenlanda, një territor autonom i Danimarkës, është shtëpia e një baze të madhe hapësinore të SHBA-së dhe ka rëndësi strategjike për Amerikën, pasi është rruga më e shkurtër nga SHBA-ja drejt Evropës Veriore, por ka gjithashtu rezerva të mëdha minerale. Poulsen njoftoi se paketa e re do të përfshinte blerjen e dy anijeve të reja inspektimi, dy dronëve të rinj me rreze të gjatë dhe dy ekipe shtesë të qenve për kërkime. Gjithashtu, do të rritet personeli në Komandën e Arktikut në kryeqytetin Nuuk dhe do të përmirësohet një nga tre aeroportet kryesore civile të Grenlandës për të mundësuar trajtimin e avionëve luftarakë supersonikë F-35.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se Danimarka nuk ka investuar mjaftueshëm në Arktik për shumë vite, dhe tani po planifikon një prani më të fortë në këtë rajon të rëndësishëm. Ky njoftim erdhi një ditë pasi Trump, në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, theksoi se “për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute”.

Kryeministri i Grenlandës, Múte Egede, iu përgjigj komenteve të Trump duke deklaruar se “ishulli nuk është në shitje”. Megjithatë, ai theksoi se Grenlandezët duhet të mbeten të hapur për bashkëpunim dhe tregti, veçanërisht me fqinjët e tyre.

Analistët e shohin këtë plan si një projekt që është diskutuar për një kohë të gjatë dhe nuk erdhi papritur nga Trump.

Ata shtojnë se Danimarka ka qenë e ngadaltë në zgjerimin e kapaciteteve ushtarake në Grenlandë, dhe nëse nuk është në gjendje të mbrojë ujërat përreth territorit nga kërcënimet qëë vijnë nga Kina dhe Rusia, kërkesat e SHBA-së për një kontroll më të madh mund të rriten.

Majori i ushtrisë, Steen Kjaergaard, nga Akademia Daneze e Mbrojtjes, sugjeron se Trump mund ta ketë përdorur këtë situatë për të bërë presion ndaj Danimarkës për një veprim të tillë. “Kjo ka të ngjarë të nxitet nga fokusi i rinovuar i Trump në nevojën për kontroll ajror dhe detar rreth Grenlandës dhe zhvillimet e brendshme në Grenlandë, ku disa po shprehin vullnetin për të parë drejt SHBA-së,” tha ai për BBC.

Ideja për të blerë Grenlandën nuk është e re. Ajo u hodh për herë të parë gjatë presidencës së Andreë Johnson në vitet 1860, dhe u bë objekt i një reagimi të ashpër nga liderët danezë në vitin 2019, kur Trump e propozoi për herë të dytë. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e përshkroi atë ide si “absurde”, duke e detyruar Trumpin të anulonte një vizitë shtetërore në Danimarkë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026