Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
Sulmet ajrore pakistaneze kanë lënë të vrarë 46 civilë në lindje të Afganistanit, tha qeveria në Kabul e udhëhequr nga talibanët, ndërkaq Islamabadi pretendoi se ka shënjestruar strehë të dyshuara militante në zonat kufitare.
Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e viktimave ka shumë gra dhe fëmijë. Sulmet u kryen më 24 dhjetor në katër lokacione në qarkun Barmal të provincës Paktika.
Ende nuk ka një koment nga autoritetet pakistaneze për sulmet brenda Afganistanit.
Megjithatë, ushtria pakistaneze tha se forcat e sigurisë kanë vrarë 13 kryengritës në një operacion të kryer gjatë natës në Vaziristanin Jugor, një qark i Pakistanit që gjendet në kufi me provincën Paktika.
Sulmet me gjasë do të rrisin edhe më shumë tensionet mes dy shteteve fqinje.
Pakistani tha se militantët nga grupi islamist Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP) po fshihen përgjatë kufirit në Afganistan dhe Islamabadi vazhdimisht u ka kërkuar talibanëve afganë që të veprojnë kundër tyre. Por, talibanët afganë thonë se militantët e TTP-së janë në Pakistan.
Sulmet e fundit ajrore pakistaneze vijnë disa ditë pasi militantët e TTP-së kryen një sulm në afërsi të kufirit veriperëndimor me Afganistanin, duke vrarë 16 zyrtarë të sigurisë dhe duke plagosur tetë të tjerë.
Sulmi ndodhi kur militantët hapën zjarr në një pikë kontrolli në Vaziristanin Jugor në orët e para të 21 dhjetorit.
TTP-ja, që kërkon të vendosë Ligjin e Sheriatit në Pakistan, mori përgjegjësinë për sulmin dhe pretendoi se ka vrarë 35 zyrtarë pakistanezë të sigurisë. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Asnjëra palë nuk ka treguar se sa militantë janë vrarë gjatë sulmit.
Ka pasur një rritje të vazhdueshme të sulmeve të TTP-së në provincën Kiber Paktunkvas në veriperëndim të Pakistanit që kur talibanët u rikthyen në pushtet në Kabul në gusht të vitit 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut