Finlanda heton dëmin e shkaktuar të kabllove nënujore elektrike me Estoninë
Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo tha të mërkurën se autoritetet në vendin e tij po hetojnë rreth dëmit që u është shkaktuar kabllëve elektrike nënujorë që janë të lidhura me Estoninë.
Një ndërprerje e paplanifikuar në linjën ‘Estlink 2’ ndodhi gjatë ditës sipas njoftimit të kompanisë finlandeze Fingrid duke, zvogëluar kapacitetin e prodhimit në 358 megavat nga mbi 1 mijë që është kapaciteti i plotë i saj.
“Pavarësisht se jemi në festën e Krishtlindjeve, autoritetet janë në gjendje gatishmërie për ta hetuar çështjen”, tha Kryeministri Orpo përmes një publikimi në rrjetin social X.
Ndërprerja nuk ndikoi në furnizimin me energji elektrike të Finlandës, shtoi ai.
Autoritetet në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë për t’iu kundërpërgjigjur rasteve të mundshme të sabotazhit pas një mori dëmesh që i janë bërë kabllove të energjisë, tubacioneve të gazit dhe lidhjeve telefonike në vitet e fundit. Megjithatë shpesh kabllot nënujore përballen me probleme teknike dhe ndërprerje të shkaktuara nga aksidentet.
“Një hetim për incidentin është nisur”, tha në një deklaratë një nga menxhaherët e kompanisë Fingrid, Arto Pahki.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur