Presidenti i Estonisë: Kufizimet e raketave për Ukrainën duhet të hiqen

17 Shtator 2024 | 12:45

Ukraina duhet të lejohet të lëshojë raketa perëndimore pa kufizime, tha presidenti i Estonisë.

Sipas mediave të huaja, Alar Karis tha gjithashtu se “të gjitha vijat e kuqe” duhet të kalohen dhe Rusia duhet të detyrohet të largohet nga Ukraina.

Paqja mund të arrihet vetëm me kushtet ukrainase, tha ai për Kyiv Independent.

Presidenti Karis, vendi i të cilit kufizohet me Rusinë, tha: “Ne jemi në një pozicion shumë të thjeshtë: ne duhet të heqim kufizimet në përdorimin e armëve që Ukraina merr nga bota perëndimore, në mënyrë që të mund të synojmë dronët ku ata nisen [në territorin rus].

“Kur kjo ndodh, dronët nuk arrijnë kurrë në Ukrainë, Letoni apo ndonjë vend tjetër”, tha ai më tej.

Nëse do të lejohet, Ukraina do të lëshojë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi në Rusi, gjë e cila ka qenë e rëndësishme në axhendën ndërkombëtare kohët e fundit.

Sir Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, pritej të diskutonte një lëvizje të tillë kur u takua me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Takimi përfundoi pa asnjë premtim. Ukraina ka argumentuar prej kohësh se duhet të lejohet të përdorë armë që mund të godasin thellë brenda territorit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti lituanez paralajmëron: NATO mund të përçahet për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes

Presidenti lituanez Gitanas Nausëda paralajmëroi të premten se NATO rrezikon të shpërbëhet nëse disa shtete anëtare nuk arrijnë të përmbushin objektivin e aleancës për të...
08:54 | 04/07/2026

Trump fal 11 të dënuar për shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër

Presidenti amerikan Donald Trump fali 11 persona të premten të cilët ishin dënuar për shkelje të ‘Aktit të Ajrit të Pastër’ duke modifikuar ose çaktivizuar kontrollet e...
08:50 | 04/07/2026

Marrëveshja SHBA-Iran sjell zhvillime pozitive, Franca tërheq aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” nga Lindja e Mesme

Aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle do të kthehet në portin e saj të origjinës pas zhvillimeve “pozitive” midis SHBA-së dhe Iranit, njoftoi të premten Presidenti...
08:39 | 04/07/2026