Aksident me vdekje në aksin “Elbasan-Peqin”, arrestohet 23-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur ditën e mërkurë në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, i cili drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentin.
Viktima, shtetasi Rr. Gj., 69 vjeç, u përplas teksa lëvizte në këmbë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni