Fatmir Mediu tregon çfarë fshihet pas thirrjes së Vuçiç për të votuar Ramën
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi deklaratën e presidentit serb dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, të cilët u bënë thirrje shqiptarëve të votojnë për kryeministrin Rama më 25 prill.
Duke folur në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania, z. Mediu thotë se këto deklarata nuk janë të rastësishme, por që synojnë defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan.
“Unë nuk mendoj se këto janë deklarata të rastësishme, sepse nuk është vetëm Vuçiç por është edhe Zaev është një rrjet që është ndërtuar për të defaktorizuar shqiptarët në rajon. Shqiptarët në fillim të shekullit kanë pasur disa arritje që kanë qenë të paimagjinueshme. Pavarësia e Kosovës, anëtarësim i Shqipërisë në NATO, liberalizmi i vizave, Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët në Mal të Zi afër BE”, tha ai.
Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë që kur ardhur në pushtet ka ndryshuar orientimin politik të Shqiptarëve.
“Që kur ka ardhur Rama në pushtet ka ndryshuar orientimin politik të shqiptarëve duke u lidhur drejtpërdrejt me Beogradin në dëm të interesit të Kosovës dhe është përçarë faktorin shqiptar si asnjëherë tjetër. Por që të vijë koha, që kërkesën shqiptarëve për të mbajtur Ramën në pushtet ta kërkojë Vuçiç dhe Zaev, ky është kulmi në historinë tonë 30-vjeçare, ndoshta dhe që nga fillimi i shtetit shqiptar. Veprimet tona duhet të jenë të matura. Unë i shikoj shqiptarët e bashkuar në Evropën e bashkuar. Vuçiç dhe Zaev nuk e duan këtë përparim të Shqipërisë” tha ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta