Putin: Bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbahen në Sllovaki

26 Dhjetor 2024 | 21:11

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka njoftuar se Sllovakia është e gatshme të jetë mikpritëse e bisedimeve të mundshme për paqe mes Moskës dhe Kievit, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Putini tha për media se Fico theksoi gjatë një takimi me të rishtazi se “nëse ka bisedime, sllovakët me kënaqësi do ta ofronin vendin si platformë”.

Shumica e kushteve për paqe që i ka sugjeruar deri tani Putini, janë cilësuar si të papranueshme nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Fico është njëri nga liderët e pakët evropianë me të cilët Putini ka ruajtur marrëdhënieve miqësore prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Sllovakia shihet si një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga Evropa qendrore dhe lindore që ngurrojnë ta përkrahin Ukrainën dhe mbështesin fillimin e bisedimeve me Rusinë.

Zelensky vazhdimisht e ka kritikuar Sllovakinë, e cila kufizohet me Ukrainën, për shkak të tonit miqësor të Ficos karshi Rusisë prej se u kthye në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026